Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hargreavesi tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.

Pos të tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.“Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, shkroi ai.