Man City, Man Utd, Bayern Munich dhe Chelsea në ‘luftë’ për yllin e Nottingham Forest

Manchester City, Manchester United, Bayern Munich dhe Chelsea thuhet se janë të interesuar për mesfushorin e Nottingham Forest, Elliot Anderson.

Sipas gazetarit David Ornstein, katër klubet e mëdha evropiane janë të interesuara për të nënshkruar reprezentuesin e Anglisë.

Gazetari i tha NBC Sports se, megjithëse klubet më të mëdha janë të interesuara për Anderson, një transferim i tillë nuk ka gjasa të ndodhë në afatin kalimtar të janarit.

Forest nuk dëshiron ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të dimrit, dhe tarifa e transferimit e kërkuar do të jetë 80-100 milionë funte.

Lojtari gjithashtu thuhet se nuk është i gatshëm të bëjë presion për largimin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Afati kohor i verës është më i mundshëm për mesfushorin që të largohet, por prapëseprapë nuk do të jetë e lehtë.

Ai fiton më shumë se 100 mijë funte në javë për sa i përket pagës dhe do të kërkonte më shumë kur një klub më i madh të vijë për të. /telegrafi