Artistët shprehin ngushëllime për vdekjen e Shemit të “Ilirëve”
Estrada shqiptare u trondit të hënën nga lajmi se këngëtari Shemsi Krasniqi, i njohur si “Shemi” ka ndërruar jetë.
Me t’u konfirmuar lajmi nisën edhe postimet ngushëlluese nga artistët shqiptare, raporton Zeri.info.
Arian Agushi, ka ndarë një fotografi krah artistit, mbi të cilën ka shkruar: “Zoti ta faltë Xhenetin Shem”.
Ndër të tjera, Gold Ag ngushëlloi të gjithë ata që e deshën pa hile.
“Faleminderit për këngët e mira që na i le kujtim, faleminderit për këshillat dhe për humorin që e kishim pa hile mes vete. Lus Zotin e plotëfuqishëm që të falë e mëshiron, e djemve ngushëllimet më të sinqerta si dhe gjithë atyre që të deshën pa hile”, shkroi Gold Ag.
Edhe këngëtarja e njohur Gili, ka reaguar e trishtuar pas ikjes nga jeta të Shemit.
Gili shkroi “Pusho në parajsë, legjendë”, duke ndarë një fotografi të tij. /Zëri