Në Kosovë mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull.

Sipas IHMK-së, kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta, lëvizjet e vogla të ajrit, transmeton Zeri.info.

Shkrimi i plotë i IHMK-së:

Të nderuar, këtyre ditëve kemi prezencë pothuaj se çdo ditë të mjegullës në pjesën më të madhe të vendit e sidomos në viset më të ulëta, përgjatë luginave lumore. Në vazhdim mund t’i gjeni disa informacione për këtë dukuri meteorologjike me të dhëna statistikore.

Mjegulla

Mjegulla është dukuri meteorologjike që formohet mbi sipërfaqen e tokës, në pjesën e poshtme të atmosferës.

Kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë, lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta, lëvizjet e vogla të ajrit

Klasifikohet si:

- Mjegull e dendur

- Mjegull e mesme

- Mjegull e rrallë.

Në Kosovë, mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegull (21 Ferizaj, 23 Pejë, 30 Prishtinë, 29 Prizren). Mjegulla më së shpeshti paraqitet gjatë muajve dhjetor – shkurt (57%).