Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

Faqja ndërkombëtare “World News” ka njoftuar se Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit “Panzerfaust 3” nga Gjermania.

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

Sistemi “Panzerfaust 3” njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

“Panzerfaust 3”, ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. “Panzerfaust 3” përdoret nga të paktën 11 shtete.