Kënga e Shqipërisë në Eurovision e kopjuar? Flet tekstshkruesja e “Nan”

Kënga “Nan” nga Alis Kallaçi të dielën e 20 dhjetorit në Plallatin e Kongreseve në Tiranë mori pikët maksimale nga juria dhe publiku në edicionin e 64-t të Festivalit të Këngës në RTSH, duke fituar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.

Që kur është publikuar, kënga “Nan” ka marrë vëmendje të madhe, ndërsa ka pasur edhe zëra që e kanë akuzuar për kopjim ose ngjashmëri me këngën “Like a prayer” të Madonës.

Këto aludime i ka hedhur poshtë në një intervistë për “Zërin” vetë ajo, që ka shkruar këngën “Nan” .

Desara Gjini tha se i kanë parë lajmet dhe spekulimet për këtë, por nuk kanë reaguar, pasi akuza për kopjim të këngës nuk qëndrojnë.

“Ne kemi punuar shumë për këtë këngë, është një këngë që na ka dalë prej shpirti. Na vjen keq që njerëzit, me ose pa dashje, duan të hedhin balë mbi punën tonë. Nuk ia vlen të reagohet, ata që e kuptojnë, e kuptojnë, nuk qëndrojnë këto akuza”.

Gjini në një intervistë për “Zërin” ka treguar edhe historinë emocionale se si ka nisur ta shkruante këngën, e cila u dedikohet prindërve, të cilët presin dhe përcjellin fëmijët e tyre drejt mërgimit. /Zëri