Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Policia.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, viktimat janë A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç.

Në kërkim janë shpallur dy të dyshuar (vëllezër), F.I (19 vjeç) dhe N.I (38 vjeç).

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet, shkruajnë mediat shqiptare transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu po punohet intensivisht për t’i kapur të dyshuarit.

Ende nuk dihet arsyeja që çoi në shkrepjen e armës atje.