Zjarr në Rahovec: Dyshohet se një person ia vuri flakën autoambulancës
Një incident me zjarr ka ndodhur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një autoambulancë është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve të Klankosova.tv, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe të ketë qenë shkaktuar nga një person.