Barazim pa gola mes Dukagjinit dhe Ballkanit në xhiron e 18-të

Dukagjini dhe Ballkani ka përfunduar në barazim 0-0 në kuadër të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligë, në një ndeshje me raste për të dyja skuadrat.

Ballkani pati mundësi të shënonte me Serebe, Kryeziu dhe Diene, por portieri vendas dhe mbrojtja e Dukagjinit mbajtën portën të paprekur.

Nga ana tjetër, Dukagjini rrezikoi me Xhemajlin, Pefqelin dhe Mërlakun, por edhe këta nuk arritën të gjenin rrjetën.

Ndeshja u karakterizua nga një lojë e kujdesshme në mbrojtje dhe paraqitje e mirë e portierëve, duke bërë që rezultati të mbetej 0-0 deri në fund.

Me këtë barazim, Ballkani mban kreun e tabelës dhe titullin e kampionit vjeshtor me 33 pikë, ndërsa Dukagjini pozicionohet i treti me 29 pikë.