Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarit në rrjetet sociale
Një person është arrestuar të dielën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një gazetar.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, raporton Zeri.info.
“Prishtinë / 18.12.2025 – NN. Më 20.12.2025 është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti përmes rrjetit social e ka kanosur ankuesin m/k, gazetar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri