Surprizë në shtëpinë kapsulë: I eliminuari i mbrëmshëm në Big Brother VIP Kosova, Toney shfaqet sërish [video]

Ndonëse në PRIME-in e së premtes së “ Big Brother VIP Kosova” Toney ishte i eliminuari nga publiku, ku midis tij dhe Kushtrimit, ishte ai që u përzgjodh ta linte shtëpinë më të famshme në vend, megjithatë në orët e vona të së dielës, ai u pa në kapsulën e veçantë brenda shtëpisë të Big Brother.

Kjo na len të kuptojmë që Toney nuk është larguar nga shtëpia e BBVK, ashtu siç u transmetuar përmes ekranit televiziv,

Kujtojmë se dalja e Toneyt nga shtëpia e famshme e BBVK, ka trazuar shtëpinë, ku disa i janë gëzuar shpëtimit të Kushtrimit, e dikush prej tyre edhe u mërzit nga dalja e tij, duke e përcjellur largimit e Toneyt me lot e përqafime.

Rikthim i veçantë i Toneyt ka krijuar kureshtje të madhe tek publiku, që po e ndjek me padurim çdo zhvillim.

Se çfarë fshihet nga kjo suprizë e vëllaut të madh,me qëndrimin e Toneyt në shtëpizën kapsulë të BBVK, dhe se çfarë e ka ndërmend ai të planfikojë, kjo mbetët të shihet në ditët në vijim. /Zëri