Këngëtari Mal Retkoceri, konkurrent në Big Brother VIP Albania 5
Banori i ri që i bashkohet shtëpisë së BBVA 5 është Mal Retkoceri, djali i këngëtares së njohur të muzikës popullore, Violeta Kukaj.
Rritja në një familje artistike i ka dhënë Malit kontakt të hershëm me muzikën dhe pasionin për artin.
Suksesi i tij publik nisi në vitin 2023, kur ai mori pjesë për herë të parë në “Festivali i Këngës” në RTSH, në edicionin e 62-të.
Me këngën e tij “Çmendur”, të cilën e shkroi, kompozoi dhe orkestroi vetë, Mal Retkoceri arriti të fitojë çmimin e parë nga juria, duke u bërë një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare.
Përveç talentit muzikor, prania e tij në BBVA 5 pritet të sjellë dinamika interesante dhe momente emocionale brenda shtëpisë. /telegrafi