Banori i parë i BBVA 5: Miri i West Side Family hyn në shtëpi

Banori i parë që u prezantua zyrtarisht në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania është Miri, anëtar i grupit të njohur muzikor West Side Family.

Miri i cili ka fituar popullaritet të gjerë në skenën muzikore shqiptare si pjesë e këtij grupi të famshëm prej vitesh.

Momenti i prezantimit të tij u prit me entuziazëm nga publiku në studio dhe nga ndjekësit e spektaklit, të cilët nuk i kursyen duartrokitjet për banorin e ri.

Për fansat e West Side Family, prezenca e Mirës në BBVA 5 konsiderohet një surprizë interesante, duke sjellë një element të ri brenda formatit që gjithmonë kërkon të përfshijë persona me karizma dhe ndikim në publik.

Edicioni i pestë premton të sjellë dinamika të reja dhe momente të paparashikueshme, dhe prania e Mirës shërben si një fillim premtues për spektaklin. /telegrafi