Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, raportohet se ka rrezik për shtëpitë afër

Trafostacioni i energjisë elektrike pranë fushës së futbollit në Klinë është kapluar nga flakët.

Zjarri, siç raportohet, ka shkaktuar rrezik për shtëpitë përreth.

‘‘Digjet trafostacioni i energjisë elektrike te fusha e futbollit në Klinë  rrezikohen shtëpitë përreth’’, raportohet nga Klina info.