Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, nuk dihet për të lënduar
Sot në magjistralen Prishtinë–Ferizaj ka ndodhur një aksident me dy vetura të përfshira.
Nga pamjet që kanë dërguar lexuesit për Klankosova.tv, në vendngjarje janë prezentë njësitet e policisë.
Ndërkaq, nuk dihet ende nëse nga ky aksident ka të lënduar.