Ulutashi rikonfirmon përkushtimin e KFOR-it për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ditën e djeshme, Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaë, priti në Prishtinë Ambasadorë, Shefa të Misioneve dhe Përfaqësues të Lartë nga 33 vendet kontribuese me trupa.

Siç njofton KFOR-i, ky takim shënoi angazhimin e parë të përbashkët të gjeneralit Ulutaë me përfaqësuesit e vendeve kontribuese që nga marrja e detyrës.

Me këtë rast, ai prezantoi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it, si dhe prioritetet kryesore për periudhën në vijim.

Gjeneralmajor Ulutaë rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj të gjitha vendeve kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.