Zjarr afër stacionit të autobusëve në Prizren, disa lokale kaplohen nga flakët, zjarrfikësit shihen në vendngjarje

Disa lokale në Prizren, afër stacionit të autobusëve janë përfshirë nga zjarri.

Në vendngjarje shihen edhe zjarrfikësit duke u munduar që ta shuajnë zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, ende s’dihet se a ka lënduar.