Zhvarrosen mbetjet mortore të edhe një individi në Rahovec
Mbetjet mortore të edhe një individi janë gjetur dhe zhvarrosur të premten në lokacionin “Përzhinë” të Rahovecit, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në ditën e tretë të gërmimeve.
Paraprakisht, të enjten ishin gjetur mbetje mortore të një individi, ndërsa në ditën e parë të gërmimeve ishin gjetur dy pjesë kockore.
Dyshimet janë se ato u përkasin viktimave të luftës që ende janë në listën e të zhdukurve. Mbetjet janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.