Cristiano Ronaldo tërheq vëmendjen me formën fizike mbresëlënëse, në moshën 40-vjeçare

Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit, ku shfaqet në formë fizike mbresëlënëse.

Ylli portugez ka publikuar një fotografi pas saunës, duke treguar trupin e tij të tonifikuar dhe muskujt e theksuar, edhe pse është 40 vjeç.

Në imazhin e shpërndarë, Ronaldo shihet, i veshur vetëm me pantallona sportive, teksa pozon me vetëbesim përpara pasqyrës.

Krahas fotos, ai ka shkruar thjesht: “Pas saunës”, duke e shoqëruar postimin me emoji, çka mjaftoi për të “çmendur” rrjetin.

Fotografia mori mijëra pëlqime dhe komente brenda pak minutash, me fansat që e përgëzuan për disiplinën, përkushtimin dhe formën fizike që vazhdon të mbajë ndër vite.

Shumë prej tyre e cilësuan Ronaldon si shembull frymëzimi, duke theksuar se ai vazhdon të sfidojë moshën dhe limitet fizike.

Ky postim vjen në një periudhë kur Ronaldo po vazhdon të jetë aktiv në fushë dhe jashtë saj, duke treguar se për të, puna dhe kujdesi për trupin mbeten prioritet absolut.

Edhe një herë, CR7 dëshmon pse konsiderohet një nga atletët më të përgatitur dhe më të përkushtuar në historinë e sportit.