Ambasada e Britanisë në Kosovë pret ish-shefin e SPAK-ut, fokus te sundimi i ligjit dhe ekspertiza profesionale

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri.

Duke u bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të Ambasadës, Dumani mund të ketë rol këshillëdhënës për institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Kjo deklaratë vjen një ditë pas përfundimit të mandatit si kreu i SPAK-ut.

“Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Tashmë kreu i SPAK-ut është Klodian Braho.