Policia gjen mbi dhjetë mijë euro gjatë kontrollit të një automjeti

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë kanë gjetur para prej 10.206.84 eurove.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 10:58, në pikën kalimin kufitar në Jarinjë, raporton Zeri.info.

“SPK Jarinjë, 18.12.2025 - 10:58. Më datë 18.12.2025 në hyrje të RKS-së është selektuar për vijën e dytë të kontrollit një automjet me targa te Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull serb. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara (euro dhe dinar) në vlerë prej 10.206.84 eurove”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin për procedurat e mëtejme është angazhuar Dogana e Kosovës. /Zëri