Lista e LVV-së me vetëm Kurtin si foto, Arifi: Është ofendim për kandidatët

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, ku vetëm kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është paraqitur me fotografi, ndërsa kandidatët e tjerë janë renditur vetëm me emra dhe numra.

Kjo mënyrë e prezantimit nuk është pritur mirë në opinionin publik dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë çështje, opinionisti Avni Arifi e ka cilësuar këtë veprim si nënçmues ndaj kandidatëve për deputetë.

“Ky është ‘bajagi’ një lloj ofendimi që u bëhet kandidatëve, aman mos i kqyrni kandidatët, a jeni me Albin babën a me neve?”, tha Arifi.