Sot, vranët dhe me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 e 0 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të arrijnë në 7 e 10 gradë Celsius.

Po ashtu IHMK-ja ka njoftuar se era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: