Heqja e masave ndaj Kosovës, BE-ja lëshon 205 milionë euro në janar 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vendimin për t’i hequr një pjesë të masave të vënë Kosovës, e ka quajtur lajm të mirë.

Përmes një postimi në X, ajo tha se transferimi i qeverisjes lokale në veri shkoi paqësisht, dhe prandaj, ajo tha se do të vazhdohet me heqjen e masave.

“Falë kësaj, jam i lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare. Dhe kemi ndërmend të lëshojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh von der Leyen.