Haziri: Kurti ndryshon qasjen, por kurrë qëllimin – agjendën e ka të fshehur edhe nga partia e tij.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke komentuar ndryshimin e gjuhës së liderit të LVV-së, Albin Kurti, karshi partive tjera, tha se Kurti ndryshon qasjen, por kurrë qëllimin.

“24 orë më herët prokurorët i ka akuzuar në rastin e rezervave të shtetit, merre me mend… ai e mbron ministrin në detyrë që e ka prek magjen e shtetit; bukë, sheqer, kripë, vaj – kjo është rezerva e shtetit. Qaty, kur janë zënë tu prek, kërkush s’ka drejt me mbrojtë kërkend. Ka ndodh e kundërta: i ka akuzuar prokurorët pse ju e keni zbulu rastin. Kjo tregon qartë se qasjen e ndryshon, metodën e ndryshon, por jo qëllimin ku e ka. Për mu, Kurti gjithmonë agjendën e vet e ka pasur të fshehur para publikut, para gjithë neve, shpeshherë edhe para partisë së vet, sepse ka pas nevojë me shty kauza politike që kanë dalë të rrejshme”, tha ai./rtv21