Kiara Tito do të jetë moderatore e Big Brother VIP Fan Club
Kiara Tito është përzgjedhur si moderatore e Big Brother VIP Fan Club për këtë edicion në Shqipëri.
Në rolin e opinionistes është ish-banorja Françeska Murati dhe i dyti u zgjodh Arjan Konomi.
Sivjet ky format do të fillojë menjëherë pas spektaklit të parë më 21 dhjetor.
BBVA 5 nis të shtunën (20 dhjetor) nën moderimin e Ledion Liços, për të tretën herë radhazi.
Ai është pëlqyer tejet shumë nga publiku për mënyrën se si e udhëheq këtë reality shou dhe për atë se si i trajton çështjet.
Opinionistët e këtij edicioni nuk janë zbuluar akoma, ndonëse Arbër Hajdari ka mundësi të jetë sërish.
Megjithatë, premtohet një spektakël me përplot surpriza e personazhe interesante. /telegrafi