Izmaku: Kuvendit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj
Kandidatja për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se nga takimet me qytetarët e vërejnë dëshirën dhe mbështetjen e tyre që kjo parti të jetë pjesë e Kuvendit.
Ai ka thënë se legjislativit të Kosovës i duhet Fatmir Limaj.
“Është shumë ma ndryshe se sa në shkurt, edhe unë kam pas probleme në atë kohë me kërkuar votën, sot mendoj që është ndryshe kur e kërkoj votën dhe qëllimi është bashkimi me ne dhe hyrja në parlament. Këtë herë mendojmë të gjithë si strukturë, por edhe mijëra qytetar, se Kuvendit të Kosovës i duhet patjetër Fatmir Limaj. Është figurë unifikuese. E vërej në komunikimin me elektoratin që qytetarët kanë dëshirë ta shohin Limajn në Kuvend”, ka thënë ajo në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Izmaku ka përsëritue qëndrimin e kësaj partie se janë të gatshëm për bashkëpunim në Kuvend me PDK-në nëse kjo parti kalon pragun.
Ajo po ashtu ka thënë se ishin të gatshëm për bashkëpunim me PDK-në para zgjedhjeve pa asnjë kusht.