KQZ akrediton 283 vëzhgues të 3 OJQ-ve, 2 ambasadave dhe 11 mediave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e radhës, mori vendim për akreditimin e grupit të parë me 283 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, raporton Ekonomia Online.

Besnik Buzhala, Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, tha se janë 17 organizata vëzhguese të cilat kanë aplikuar dhe i plotësojnë kriteret ligjore.

INSTITUCION VENDOR:

            1.         Avokati i Popullit – 66 vëzhgues.

PËRFAQËSI DIPLOMATIKE:

            1.         Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar – 7 vëzhgues;

            2.         Ambasada e Japonisë në Kosovë – 3 vëzhgues.

ORGANIZATA JO-QEVERITARE:

            1.         Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN – 46 vëzhgues;

            2.         Internews Kosova – 22 vëzhgues;

            3.         D4D – 7 vëzhgues.

MEDIA VENDORE:

            1.         RTV Dukagjini – 48 vëzhgues;

            2.         Radio Televizioni 21 – 27 vëzhgues;

            3.         Gazeta Nacionale – 10 vëzhgues;

            4.         Portali SuharekaOnline – 4 vëzhgues;

            5.         Telegrafi.com – 9 vëzhgues;

            6.         RTV PULS D.O.O – 7 vëzhgues;

            7.         VIM INFO D.O.O – 7 vëzhgues.

MEDIA NDËRKOMBËTARE:

            1.         Deutsche Welle, Albanian Section – 1 vëzhgues;

            2.         Radio Evropa e Lirë – 7 vëzhgues;

            3.         European Pressphoto Agency – 1 vëzhgues;

            4.         Union of Albania Journalists – 1 vëzhgues.

Periudha e aplikimit për akreditim të vëzhguesve, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

Gjatë kësaj periudhe 16-ditore, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara që merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve.