Policia në kërkim të burrit që dyshohet se dhunoi të miturin nga Fushë-Kosova

Policia e Kosovës ka dhen detaje në lidhje me një rast i cili është raportuar më 15 dhjetor në stacionin policor të Fushë-Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se, ka pranuar informacionin lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri.

Dyshimet e ngritura sugjerojnë se i mituri është kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur diku në territorin e Ferizajt.

Policia ka bërë të ditur se specialist të policisë për hetimin e rasteve të tilla, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, gjithnjë duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës,policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, përderisa po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri