Gjimshiti shpallet lojtari i vitit 2025 i kombëtares shqiptare
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti ka arritur suksesin e radhës.
Mbrojtësi i Atalantas, në ceremoninë e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, “Topi i Artë” ka marrë çmimin si lojtari më i mirë i vitit 2025 i Kombëtares Shqiptare.
Për të, kjo është hera e dytë radhazi që fiton këtë trofe.
E gjithashtu, edhe futbollisti i Al-Ittihad, Mario Mitaj mori çmimin “Zemra Kuq e Zi” në këtë ceremoni.