Rrahën dy burra në Partesh, përdorën edhe kaçavidë, bëhen për spital

Dy persona janë ber për spital pasi janë përleshur fizikisht mes vete.

Policia ka bërë të ditur se rrahja ka ndodhur mbrëmë në Partesh, ku në vendin e ngjarjes si provë është sekuestruar edhe një kaçavidë që dyshohet se është përdorur nga ta, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë për rastin:

Partesh / 15.12.2025-21:05. Pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Dy të dyshuarit janë dërguar në spital dhe gjenden nën masën e ndalimit policor dhe nën mbikëqyrje e zyrtarëve policor.