KQZ-ja mblidhet sërish sot, ky është rendi ditës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Mbledhja do të nis në ora 14:00.

Në kuadër të kësaj mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës me numër të vogël të votuesve.

Rendi i Ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 81, 82, 83, 84, 85/2025

Aktivitetet e Zyrës:

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese, për zgjedhjet e

parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, Grupi I;

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës me numër

të vogël të votuesve;

Këshillat e KQZ

4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore:

5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit lidhur me moskërkimin e dëshmisë për personat e moshës mbi

75 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta, për votim përmes Ekipit

Lëvizës në ditën e zgjedhjeve;

5.2. Këshilli për Çështje Ligjore;

5.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal sipas

komunave në Han të Elezit;

5.3. Këshillimi për Personel

2.31. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit të planit të rekrutimit të stafit të përkohshëm për organizim të

Zgjedhjeve të Parakohshme të datës 28 dhjetor 2025;

Të ndryshme.