LDK-ja prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot do të prezantojë 110 kandidatët për deputetë dhe programin politik qeverisës nga ora 18:00 në AMC.

Sipas Abdixhikut kjo listë është e përbërë me një ekip që di pse garon dhe për kë punon. Si dhe programi politik i tyre është vizion i bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar.

“Lista 123, është një listë e njerëzve me integritet, dije dhe përvojë; një ekip i ndërtuar për shtet, jo për propagandë. Një ekip që e di pse garon dhe për kë punon. Në këtë mbrëmje do të shpalosi edhe Programin Politik tonin si dhe vizionin tim për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam. Le të zgjedhim shpresën”, thuhet në njoftimin e LDK-së.