U fut në det, gjendet i pa jetë 87-vjeçari në Lungomare të Vlorës

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, personi është parë nga qytetarë e Vlorës teksa ishte futur në det, dhe më pas është njoftuar policia, e cila ka ndërhyrë për të nxjerrë trupin e pajetë në breg të detit.

Identiteti i viktimës është Shezai Hoxha rreth 87-vjeç, i cili vuante nga skleroza. /Tch