Ludo Lee bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 4

Ludo Lee, shqiptari i njohur për përkujdesjen ndaj dukjes së shumë yjeve të famshëm, është bërë pjesë e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ai ka hyrë në shtëpinë më të famshme në spektaklin e së hënës, duke ngjallur interes të madh te publiku.

Me përvojën e tij në botën e modës dhe stilit, pritet që prania e Ludo Lee të sjellë dinamika të reja dhe diskutime interesante brenda shtëpisë.

Pjesëmarrja e tij shton kuriozitetin për rrjedhën e këtij edicioni dhe për mënyrën se si ai do të përshtatet me lojën dhe banorët e tjerë.

Pak ditë më parë shtëpisë më të famshme në Kosovë i është bashkuar Jasmin Kadriu.

Mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të jetë loja e tyre në këtë format si konkurrentë të rinj.

Ai u shfaq i entuziasmuar dhe i lumtur për hyrjen në këtë reality shou.