Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 e -3 gradë celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 5 e 8 gradë celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 3 metra për sekondë. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: