Daut Haradinaj për Dejona Mihalin: Është faktor kyç në Vetëvendosje
Daut Haradinaj, nga AAK ka thënë se Dejona Mihali është faktor kyç në Vetëvendosje, duke përmendur edhe lakimin e emrit të saj.
“Ne po harrojmë në çfarë situate e ka gjetë Kosovën, kur e ka pru. Kemi pasë shumë kritika për gjuhën ndoshta, ka thënë nuk do të ketë Asosacion, ka thënë flamuri ‘lara-lara’, bashkimi kombëtar, ka thënë do ta zhduki nepotizmin, ka thënë do ta hjeki nëntokën politike sot nëntoka politike kurrë më e fuqishme nuk ka qenë, krye me Dejona Mihalin që nuk e ka asnjë pozitë në shtet, e udhëheq shtet. Nuk e di ne këtu po jetojmë, do të thotë përderisa i madh dhe i vogël e lakon emrin e saj dhe ajo jep gisht drejt me tregu se kush është patriot, kush është tradhtar, kush është me serb, atëherë ajo i bie që është faktor kyç në Vetëvendosje”, tha Haradinaj./rtv21