Veprim shembullor: Qytetari gjen sasi ari në Prishtinë dhe e dorëzon në polici

Një shembull i qytetarisë së mirëfilltë është raportuar para dy ditësh në Prishtinë, ku një qytetarë kishte gjetur një sasi të arit dhe e ka dorëzuar në Polici

Pronari i kësaj sasie ende nuk është identifikuar, dhe bën thirrje që të paraqitet në stacion për të ofruar dëshmitë lidhur me pronësinë e arit, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik. /Zëri