Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet mësimi në një shkollë të Obiliqit

Nxënësit e shkollës fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq nuk mbajtën mësim.

Komuna e Obiliqit njoftoi se deri te kjo situatë ka ardhur pasi punëtori përgjegjës në këtë shkollë kishte harruar t’i lëshojë nxemjet, raporton Zeri.info.

“Për këtë situatë Drejtoria e Arsimit në komunë është njoftuar me vonesë.

Institucioni ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla dhe për të siguruar zhvillimin normal të procesit mësimor në ditët në vijim.

Kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim. /Zëri