Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyçe janë marrë në bashkëpunim me ta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është shprehur se nga Berlini në Washington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi.
Ai tha se marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.
Haradinaj shtoi se vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët.
“Nga Berlini në Washington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi. Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok. E qysh me ua kthy shpinën aleatëve tanë?”, shkroi ai.