Policia shpall në kërkim një të dyshuar në Podujevë, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Grabitje në tentativë” dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar atë.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Grabitja në tentativë’, i ndodhur më 11.08.2025, në një pompë derivatesh, në fshatin Gllamnik – komuna e Podujevës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit sipas tipareve fizike ose lokalizimin e vendndodhjes së tij. Ne vlerësojmë lart bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tij. Për informacione, ju lutem na kontaktoni direkt në e-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/
App: Lajmëro Policinë
Tel: 192