Ballkani fiton ndaj Prishtinës, Drita dhe Gjilani ndajnë pikët – pa gola mes Llapit dhe Malishevës

Kanë përfunduar tri takimet e Superligës në kuadër të xhiros së 17-të në program.

Ballkani ka arritur të fitojë në derbin ndaj Prishtinës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Portokallinjtë triumfuan me rezultat 3-1 ndaj krywqytetasve.

Me këtë fitore, Ballkani merr kreun e tabelës me 32 pikë, kurse Prishtina srenditet e treat me 27 sosh.

Në anën tjetër, derbi lokal mes Dritës dhe Gjilani ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Golin për Dritën e realizoi Arb Manaj (75’), kurse për Gjilanin barazoi Armend Thaqi (79’).

Pas këtij barazimi, Drita e sheh vetën në vendin e pestë me 25 pikë, kurse Gjilani në një pozitë më poshtë me 23 sosh.

Kurse, pa gola ka përfunduar ndeshja Llapi – Malisheva. /Zëri