Pas vendimit të PZAP-së Ena Krasniqi mbetet jashtë listës së partisë boshnjake VAKAT
Ena Krasniqi, përfundimisht ka mbetur jashtë listës së partisë boshnjake VAKAT.
PZAP sot ka marrë vendim përmes të cilit ka refuzuar ankesën e koalicionit VAKAT, përmes të cilës kërkohej që Ena Krasniqi të regjistrohej si pjesë e listës për deputetë të kësaj partie.
Regjistrimin e saj si kandidate për deputete nga radhat e partisë minoritare VAKAT e kishte refuzuar edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.