Abdixhiku në Llap: Dyert e LDK-së janë gjithmonë të hapura për secilin që beson e kontribuon

Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka qëndruar sot për një vizitë në Podujevë.

Abdixhiku ka thënë dyert e LDK-së mbete gjithmonë të hapura për secilin që beson dhe që kontribuon për partinë si shtëpi e përbashkët.

Postimi i plotë:

 Një e shtunë në Podujevë.

Një çaj llapi, ecje sheshi dhe një takim me njerëz që mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë; në kohë të mira e në kohë të vështira, pa kushte e pa llogari.

Dyert e LDK-së do të mbeten gjithmonë të hapura për secilin që beson, që jep dhe që kontribuon me zemër për këtë shtëpi të përbashkët.

Faleminderit Podujevës dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen.