Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident i ndodhur sot në lagjen Aktash të Prishtinës.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv  zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana.

Nga Pllana  u bë e ditur se me rastin po merret trafiku i kryeqytetit.