Shkupi gati për protestën paqësore, qytetarët nisin të mbushin sheshin “Skenderbeu”
Shumë qytetarë kanë marrë rrugën sot drejt kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga organizatat e veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Me simbole, flamuj dhe pankarta të shumta, sheshi “Skënderbeu” në Shkup ka nisur të mbushet nga një numër i madh pjesëmarrësish, raporton Klankosova.tv.
Ndryshe, kjo është protesta e pestë, pas atyre të mbajtura në Prishtinë, Tiranë, Strasburg dhe Hagë.