Dërgohet në vuajtje të dënimit i pandehuri për vjedhje grabitqare në tentativë
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka arrestuar një person të dënuar për bashkëkryerje në një rast të vjedhjes grabitqare në tentativë.
Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar mbrëmë nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Podujevë, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.
I arrestuari, R.H., mashkull 42-vjeçar, ishte i kërkuar për bashkëkryerje në një rast të vjedhjes grabitqare në tentativë.
Me urdhër të gjykatës, ai është dërguar për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh e gjashtë muajsh.