Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbështetur protestën e nesërme në Shkup, në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj ka publikuar detajet e protestës, ndërsa ka shkruar shkurt: “Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”.
Tubimi nis nga ora 13:00, në sheshin “Skënderbeu” atje.