Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet në Zonën Industriale

Një aksident mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur pasditen e sotme në Zonën Industriale në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, automjeti është goditur nga treni gjatë kalimit hekurudhor, duke pësuar dëme materiale.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare nëse në këtë incident ka persona të lënduar, ndërsa ekipet policore dhe njësitë përkatëse ndodhen në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Zëdhênsja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha për Zeri.info se aksidenti ka ndodhur sot në mesditë.
"Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku te Kroi i Njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (furgon). Nuk raportohet për persona të lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal" ka thënë Ahmeti.  /Zëri