Fillojnë punimet për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka njoftuar se sot (e premte), 12 dhjetor, kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos.

Pritjes si duket po i vjen fundi. Peja pritet të bëhet me ndërtimin e Qendrën Nacionale të Xhudos, projekt i shumëpritur.

Është vetë trajneri i madh i xhudos, Driton Kuka, i cili ka njoftuar se investimi i përbashkët i MKRS-së dhe Federatës së Xhudos po jetësohet.

Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Kuka uroi që kjo qendër të gëzohet me shumë medalje e suksese të reja.

Njoftimi i Driton Kukës:

Sot me mëngjes në pjesën më të bukur të qytetit tim bagerët filluan punën për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos.

Investim i MKRS-së në marrëveshje me Federatën tonë.

Aty ku u ndërtuan 5 medaljet olimpike prej tyre 3 të arta do bahet një qendër moderne për sportin e xhudos.

E gëzofshim me shumë medalje e suksese të reja!